"Topi i Artë", Spanja vjet me 7, sot me 2 (FOTO LAJM)

Kandidatët spanjollë për "Topi i Artë 2013": Andres Iniesta - Barcelona
Lista me 23 futbollistët kandidatë për "Topin e Artë 2013" ka rënë në sy edhe për prezencën e pakët të futbollistëve spanjollë. Edhe pse Barcelona dhe Real Madrid prezantohen me disa lojtarë, nga kampionët e Botës dhe Europës në fuqi vijnë vetëm dy emra: dy katalanasit Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, gjë që nuk ka ndodhur të paktën gjatë sezoneve të fundit.

Në vitin 2011 dhe 2012 futbolli spanjoll prezantohej me 7 futbollistë: Real Madrid 2 futbollistë (Casillas dhe Xabi Alonso) dhe Barcelona 5 futbollistë (Cesc, Iniesta, Pique, Xavi dhe David Villa). Ndërsa një sezon më parë madrilenët kishin 3 lojtarë (Casillas, Ramos dhe Xabi Alonso), ndërsa Barça 4 (Busquets, Iniesta, Pique dhe Xavi).


Spanja ka qënë gjithmonë dominuese me kandidaturat e viteve të fundit. Në 2011, Real Madrid kishte 5 futbollistë kandidatë dhe një vit më parë 6. Ndërkohë Barcelona vinte me 8 nominime në vitin 2011 and 5 në 2012. Ndërkohë Atletico Madrid, që sezonin e shkuar prezantohej me Radamel Falcao këtë sezon nuk ka asnjë futbollist kandidat. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2013, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori