Zinedine
Zidane beson se
Franck Ribery meriton të fitojë "Topin e Artë" më shumë se sa Cristiano Ronaldo por e pranon se bashkëatdhetari i tij mund ta humbasë trofeun në garën me Lionel
Messin. Futbollisti i Bayern Munchen shënoi 11
gola dhe dha 19 asiste sezonin e kaluar kur bavarezët fituan tre trofe atë të Bundesligës, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë. Gjithsesi ai përballet me konkurencën e fortë të yjeve të Barcelonës dhe Real Madrid që e kanë fituar edhe më parë këtë trofe, por
Zidane i ofron mbështetjen e tij
Franck Ribery.
"
Ribery dhe Ronaldo meritojnë ta fitojnë Topin e Artë, por unë do tia jepja
Franck për atë që bëri vitin e kaluar dhe në vecanti për të tre trofetë që fitoi. Problemi është se është dhe një djalë, që ka shënuar 55
gola", ka thënë francezi.
Referimi është i qartë për Lionel
Messin.
Zidane që së fundmi shprehu dëshirën që në karrierrën e tij si trajner të drejtojë një ditë kombëtaren franceze u pyet dhe mbi mendimin e tij për mungesën e rendimentit nga Karim Benzema që po has vështirësi në gjetjen e golit duke përfunduar në qendër të kritikave.
"Është e vështirë kur një lojtar ndihet i rënë me moralin. Në ato moment humbet disi besimin, freskinë. Gjithsesi ai kurrë nuk do të humbasë cilësitë e tij, ai kurrë nuk dorëzohet", vijoi
Zidane.
Karim Benzema ka shënuar vetëm dy
gola në La Liga në këtë sezon, me "Los Blancos" që kanë mbetur që tani në klasifikim pesë pikë mbrapa Atletico Madrid dhe Barcelonës që i kanë fituar të gjitha ndeshjet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013,
ora 16:26