Topi "i mençur" i Adidasit testohet të premten
Albeu.com
Eksperimenti i mikroqipit nis me Kampionatin e të rinjve në U-17Duket si një top i zakonshëm, por "topi i mençur" i Adidasit, i cili do të promovohet zyrtarisht në Kampionatin botërorë të të rinjve nën moshën 17-vjeçare të premten në Peru, mund ta ndryshojë imazhin e përhershëm të futbolli.Ky top përbëhet nga një mikroqip i disenjuar në mënyrë që referi të vendosë nëse ai e ka kaluar tërësisht vijën e portës, por edhe nëse topi ka kaluar jashtë vijave anësore.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, kundërshtar tradicional i teknologjisë, ia ka dhënë lejen eksperimentit dhe ka pohuar se nëse është i sukseshëm, mund të përdoret edhe në Botërorin 2006 në Gjermani.
"Gjyqtari është kryesori në fushë, dhe kjo nuk ndryshon. Por, kjo është një ndihmë për gjyqtarin", tha Guenter Pfau, menaxher i Adidasit për marrëdhënie me publikun në FIFA. Mikroqipi, me masë prej 15 milimetrash, dërgon sinjal dhe gjyqtari mund t`i pranojë ato bremda më pak se një sekondë.
Sinjali i topit nuk mund të pengohet nga valët e radiove, apo të celularëve.
Topi i mençur është provuar në një ndeshje jozyrtare në Nurnberg, por të premten, kur nis kampionati me 16 shtete, do të jetë dalja e tij zyrtare në fushë.
Zyrtarë të FIFA-s do të udhëtojnë në Peru për ta shikuar eksperimentin. Ndërkaq, një raport iBordit të FIFA-s, në pranverë të vitit të ardhshëm, do ta definojnë nënse ka qenë i sukseshëm dhe nëse do të jetë i përdorshëm për Botërorin e ardhshëm, gjat verës së vitit tjetër 2006.
Shtuar më 22/09/2005, ora 04:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori