Një episod i pazakontë është regjistruar në kampionatin e Meksikës gjatë sfidës mes
Cruz Azul dhe Toluca.
Vendasit triumfuan me shifrat 3-2, megjithëse rezultati mund të ishte më i thellë. Arbitri Oscar Macias është kthyer në portier për Tolucan, teksa në një aksion nga
Cruz Azul devijon jashtë
topin që po shkonte drejt portës së boshatisur.
Lojtarët vendas kanë reaguar menjëherë për këtë moment aspak të bukur, ku shohin fatin të bëjë lojra me ta.
Por gjithsesi gjyqtari i takimit nuk e pa aspak veten si fajtor në mohimin e këtij goli, duke lënë lojën të vazhdojë normalisht dhe duke u justifikuar me faktin se ishte duke dalë jashtë zone në momentin që devijoi
topin.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 18:24