Torino dhe Pescara kërkojnë Ujkanin
Sipas asaj që raporton "Corriere dello Sport", Samir Ujkani, portieri i Kombëtares shqiptare, i cili është në bashkëpronësi mes Palermos dhe Novaras pëlqehet nga dy skaudrat e sapofutura në Serie A: Torino dhe Pescara.

Skuadra torineze, e cila kërkon me çdo kusht një portier për sezonin e ardhshëm, përveç Ujkanit, interesohet edhe për portierin e Cagliarit, Agazzi dhe atë të Fiorentinës, Boruc.

Gjithashtu edhe Palermo, që ka gjysmën e kartonit të Samir Ujkanit kërkon ta risjellë në ekip pas largimit të Vivianos te Inter. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori