Arlind
Ajeti dëshiron të qëndrojë të Tprino, por
mediat italiane zbulojnë një detaj që lidhet me të ardhmen e 23-vjeçarit. Sipas “Calciomercato.com”, klubi granata po punon intensivisht në merkato dhe një nga repartet që mbetet kantier i hapur është edhe mbrojtja.
Mbrojtësi tunizian i Valencias, Abdennour është në bisedime me presidentin Cairo, ndërsa
Torino ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin Carlao, i cili mbërrin në Itali pas ekseriencës me skuadrën qipriote të APOEL Nicosia.
Një tjetër lojtar në planet e Mihajlloviç është edhe
mbrojtësi i Peskarës, Fornasier dhe është pikërisht
Ajeti që mund ta zgjidhë transferimin e tij. Nga ajo që theksojnë
mediat,
Ajeti është propozuar për një këmbim me 23-vjeçarin italian.
Ajeti u transferua gjatë muajve të verës te skuadra “granata” me parametra zero pas një sezoni të suksesshem në radhët e Frosinones
Shtuar më 07/01/2017,
ora 16:27