E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Torino-Milan, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Torino-Milan, formacionet e mundshme
Sezonin e shkuar Milan fitonte 2-4 në Torino, ndeshje në të cilën u dëmtua edhe Nigel De Jong, që sot në mbrëmje do të jetë titullar për kuqezinjtë. Torino dhe Milan janë përballur 66 herë: 20 fitore për vendasit, 30 barazime dhe 16 fitore për kuqezinjtë.

Fitorja e "Toros" ka ardhur në kohën kur Milanin e drejtonte Fatih Terim dhe kur Inzaghi gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. Barazimi i fundit ka ardhur në vitin 2008, 2-2.

Aktualisht Milan ka katër futbollistë në gjirin e saj që më parë kanë luajtur për "Granatat": Abbiati, Abate, Birsa e Coppola.

Allegri pritet të hedhë nga minuta e parë në fushë Ricardo Kaka, ndërsa El Shaarawy është dëmtuar dhe përveç ndeshjes së sotme do të humbasë edhe atë të mesjavës në Champions League.

Torino-Milan starton sot në ora 20.45. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 12:45
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e AC Milan në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori