Torino-Milan, Kaka titullar pas 52 muajsh
Fillon sot aventura e re italiane e Ricardo Izecson dos Santos Leite, i njohur nga të gjithë si Kaka. Gjithçka ndryshe nga 1 shtatori i vitit 2013, kur debutonte si titullar në Ancona në vend të Manuel Rui Costa. Pas 10 vjetësh është një tjetër Kaka: pas fitimit të titullit kampion në Serie A, Champions League, Topit të Artë dhe Botërorit për Klube deri tek aventura jo fort e mirë te Real Madrid. Ndeshja e fundit si titullar me Milanin është ajo e 31 Majit 2009, Fiorentina-Milan 0:2, ndeshja e fundit si kuqezi edhe për Carlo Ancelottin dhe Paolo Maldinin.

Duket sikur ka kaluar një jetë, por në fakt janë vetëm 4 vite. Sot Massimiliano Allegri do ti besojë menjëherë brazilianit në transfertën e vështirë të Torinos dhe do të jetë ai që do të ndihmojë dyshen e sulmit Balotelli-Robinho.

Një rikthim te e shkuara dhe fillimi i një epoke të re. Për të por edhe për Milanin. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori