Torino pret Milanin, ja formula "Cerci"
Pëlqej
Pas shitjes së Kaka, pas huazimit të Robinhos te Santosi, tashmë ka mbetur ardhja e një sulmuesi për të kënaqur nevojat e Pippo Inzaghit, i cili e di shumë mirë se për të bërë hapin cilësor dhe për të pasur një repart ofensiv më “shpërthyes”, duhet të vijë një driblues i mirëfilltë dhe i pamëshirshëm në kundërsulme. Emri dhe mbiemri janë gati: Alessio Cerci.

Që në darkën e parë mes Berlusconit, Galianit dhe SuperPippos, emrat që dolën në tavolinë ishin dy: Juan Manuel Iturbe dhe Alessio Cerci. Njëri përjashtonte tjetrin. Dhe kështu, transferimi i argjentinasit tek skuadra e Romës (33,6 milionë euro do t’i kushtojë verdhekuqëve plus bonuset!), mbetet ylli i Torinos, që bashkë me Immobilen (u transferua tek Borussia Dortmund gjatë kësaj vere), sezonin e shkuar ishin udhëheqësit drejt Europës (edhe pse duhet thënë se kualifikimi erdhi si pasojë e përjashtimit të Parmës për një gjobë të papaguar).

Sigurisht, gara për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit sapo ka nisur, edhe pse duhet thënë se koha në dispozicion është shumë e vogël, pasi në rast se kalon data 15 gusht, atëherë "Granatat" do të nisin të marrin në konsideratë edhe interesat e bilanceve. Sepse, në një moment, Cerci do të donte largimin e sulmuesit për të futur para në arkë, por në anën tjetër do të kërkonte dhe ta mbante, duke i ofruar kontratë të re.

Takimi – Kështu, për të shmangur surprizat dhe për të mbajtur “të nxehtë” temën, Adriano Galliani është takuar këtë fundjavë sërish me mikun e tij dhe numrin “1” të Torinos, Urbano Cairo, duke diskutuar për mundësitë e kalimit tek kuqezinjtë. Pozicioni i Torinos mbetet tek 18 milionë euro dhe për Milanin janë shumë, pasi nuk ka në dispozicion ato para. Koncepti është përsëritur edhe pardje në Forte dei Marmi, ndërsa granatat ende s’kanë vendosur të bëjnë skonto, duke qenë se konkurrenca e klubeve si Monaco dhe Atletico Madrid (të dyja të interesuara për djaloshin) vazhdon të jetë e fortë, edhe pse asnjëra nuk ka arritur në shifrën që granatat kërkojnë. Kur kjo të ndodhë, telefoni i Gallianit do të bjerë dhe do të njoftohet menjëherë…

Hipoteza – Por, e përditshmja italiane "La Repubblica" ka dalë me hipotezën e re, ndaj ka lindur një ide e re për të provuar që të përhapë disi ujërat rreth tratativës për Cercin. Galliani po tenton të bindë Kairon që t’ia japë në formë huazimi me pak para me të drejtën e blerjes brenda disa vitesh (e njëjta formulë e Interit me Dodo të Romës). Milani, sidoqoftë, vlerëson edhe pista të tjera, në rastin kur operacioni "Cerci" nuk do të arrihej. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori