Goli i parë i Matthijs de
Ligt me Juventusin i ka dhënë fitoren 1-0 bardhezinjve në derbin ndaj Torinos.
Qendërmbrojtësi i blerë për 80 milionë euro gjatë verës ka qenë sërish protagonist, një herë për një prekje me dorë brenda zonës, ndërsa herën e dytë për golin.
Gjatë një aksioni në zonën e miqve, topi ka shkuar në krahun e holandezit, por arbitri pasi është konsultuar me VAR, e ka cilësuar si pozicion natyral dhe nuk ka akorduar penallti.
Juventusi ka qenë ekipi që ka dominuar duke krijuar edhe shumë mundësi shënimi, por portieri Sirigu ka qenë në formën e jetës duke kapur çdo top që ka ardhur drejt tij.
Shtuar më 02/11/2019,
ora 22:44