Torpedo turpëron Kukësin në Gjeorgji, kualifikimi bëhet i vështirë por jo i pamundur
Pëlqej
Torpedo Kutaisi ka mposhtur sot me shifrat e përgjithshme 5-2 klubin shqiptar, Kukësin në "Mikheil Meskhi Stadium", ndeshje e vlefshme për turin e tretë të Europa Leagues.

Gjergjianët e nisnin furishëm ndeshjen duke shënuar që në minutën e 2' me anë të Kukhianidze.

Po në minutën e 15' ishte përsëri Kukhianidze që dyfishionte rezultatin.

minutën e 22' Harba shënoi një gol fantastik, duke ngushturuar kështu rezultatin.

Mbas 5 minutash vendasit shënoi golin e tretë me Marin dhe në të 31' Kimadze dërgonte shifrat 4-1.

Pjesa e dytë ishte më e ekulibrume, por në të 86' Torpedo shënon golin e 5 me Kapanadze.

Por në minutën e 88' veri-lindorët shënongolin e dytë të ndeshje me Plakun nga pika e penalltisë.

Kjo e sotshmja ishte një ndeshje për t'u harruar për Kukësin, por shpresta për një kualifikim nuk duhen humbur. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2018, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori