Torres ëndërron Topin e Artë
Albeu.com
Sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares spanjolle, Fernando Torres, është një prej kandidatëve për të fituar çmimin prestigjioz Topi i Artë, që do të jepet në muajin dhjetor.Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, thotë se do të ishte një realizim i ëndrre, nëse ai fiton Topin e Artë për vitin 2008.
Sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares spanjolle, Fernando Torres, është një prej kandidatëve për të fituar çmimin prestigjioz Topi i Artë, që do të jepet në muajin dhjetor.

Sulmuesi ka pasur një vit të jashtëzakonshëm që kur u largua nga Atletico Madrid për Liverpoolin, duke shënuar 33 gola në të gjitha garat për të kuqtë, në sezonin e parë të tij me klubin e Premierligës.

Ai po ashtu arriti tek trofeu i kampionit të Evropës këtë verë me kombëtaren e Spanjës, duke shënuar golin e fitores në finalen e Euro 2008, kundër Gjermanisë.

Torres ka shënuar pesë herë në këtë fillim sezoni me klubin e tij, përfshirë dygolëshat në dy ndeshjet e fundit.

“E kam përcjellë prezantimin e Topit të Artë në televizion, dhe e kam parë Zinedine Zidane, Ronaldinhon dhe Kakan duke e pranuar atë. I kam thënë vetes se ky trofe ishte për lojtarë të ndonjë galaksie tjetër. Por tash jam në mesin e kandidatëve, dhe nuk mund të besoj”, ka thënë spanjolli.

“Të fitoj këtë çmim do të ishte sikur të ngjitem në majën e Everestit dhe ta prek qiellin”, ka shtuar Torres.
Shtuar më 10/10/2008, ora 21:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori