Torres bën të njohur futbollistin më të mirë me të cilin ka luajtur
Fernando Torres ditë më parë ka bërë të ditur se është tërhequr përfundimisht nga futbolli aktiv.

Ish-futbollisti i Atletico, Liverpool, Chelseas dhe Milanit ka filluar të japë intervista të një pas njëshme pas këtij vendimi.

Ai ka zbuluar se Steven Gerrard është futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur.

"Unë gjithmonë them se lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur është Steven Gerrard. Kam gjetur se ai ishte lojtari që përfundoi lojën time. Mendoj se niveli im mori një dimension tjetër kur unë isha në fushë me të", ka thënë Torres.

Spanjolli ka fituar Ligën e Kampionëve, Europa League, Kupën e Botës dhe Kupën e Evropës në karrierën e tij si futbollist.
Shtuar më 23/06/2019, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori