Torres del nga spitali, çudit me mesazhin e tij
Fernando Torres ka lënë ambientet e spitalit dhe duket sikur shëndeti i tij është përmirësuar goxha.

Sulmuesi spanjoll falënderoi të gjithë njerëzit të cilët u përkujdesën për shëndetin e tij por befasoi të gjithë pasi u tregua i gatshëm për tu rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës.

“Ju faleminderit shumë, gjithçka është mirë. Dua t’i falënderohem të gjithë shokëve nga Atletico Madrid por edhe Deportivo La Coruna për mbështetjen e tyre, po ashtu edhe tifozëve që nuk reshtën së dërguari mesazhe.

Për fat të mirë gjithçka ishte një frikë, tani i numëroj ditët për t’u kthyer në fushën e blertë”, u shpreh Torres.

Sigurisht që Torres nuk është në gjendje të udhëtojë dhe me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Valencias. /albeu.com/

Shtuar më 03/03/2017, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori