Torres dhe 15 mln euro për Radamel Falcao
Shpërthimi i sulmuesit kolumbian Radamel Falcao këtë sezon, që kulmoi me finalen në Europa League ka shtuar rradhën e admiruesve për futbollistin e Atletico Madrid.

Oferta e fundit në adresë të bomberit latin, vjen nga skuadra londineze e Chelsea, e cila ka vënë në dispozicion të klubit spanjoll Fernando Torres dhe 15 milionë Euro, në këmbim të Radamel Falcao.

Shënuesi më i mirë i dy edicioneve të fundit në Europa League, Falcao ka kushtuar 40 milionë Euro, por e ka justifikuar këtë me golat dhe me lojën që ka dhënë për Atletico Madrid-in. Por problemi i skuadrës kryeqytetase është që nuk luan në Champions League dhe për këtë, kolumbiani kërkon të largohet.

Ditët e kaluara drejtuesit e "Los Colchoneros" pranuan se pa një kualifikim në Ligën e Kampioneve do të ishte vështirë që të qëndronte Falcao. Për blerjen e tij, Chelsea synon të japë një tjetër sulmues dhe bëhet fajlë për ish yllin e Atletico Madrid, Fernando Torres.

Por tratativat mes dy klubeve janë shtyrë pas finales së Champions League, Bayern Munchen-Chelsea. Nëse Blutë humbet, atëherë edhe londinezët do të luajën në Europa League, dhe me shumë gjasa, edhe Radamel Falcao do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2012, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori