Torres dhe Carrol, para të hedhura kot
Fernando Torres
Ata të dy kushtuan bashkërisht 93 milionë sterlina. Bëhet fjalë për sulmuesit e Chelsea dhe Liverpul, Fernando Torres dhe Andy Carrol. Spanjollit iu nevojitën 903 minuta për të realizuar në kampionat, ndërsa anglezit plot dy muaj e gjysmë për të tealizuar golin e parë me të kuqtë në Premier League.

Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Blackburn Rovers, Torres humbi raste të pastra shënimi ndërsa Carrol në ndeshjen e fundit me Liverpul goditi vetëm tranversën duke mos shënuar gol.

Vlera aktuale e tyre, sipas Transfermarkt.de, është ulur në 62 milionë euro, por nëse vazhdojnë me paraqitje zhgënyese, vlera e kartonit të tyre mund të ulet edhe më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori