Ylli argjentinas i Boca Juniors, Carlos
Tevez është objektivi i parë i skuadrës amerikane, DC United.
Tevez ka një kontratë me Bocan deri në dhjetor të vitit të ardhshëm por që mund ta prishë atë me marrëveshje për ta provuar kampionatin amerikan. Ndërkohë
Tevez mund ta ketë partner në sulm yllin
spanjoll Fernando Torres.
Torres ka
njoftuar largimin nga Atletico Madrid në fund të sezonit pasi i skadon edhe kontrata me klubin
spanjoll. Ish-reprezentuesi i Spanjës do të vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018,
ora 11:35