E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Torres drejt Atleticos, "çelësi" është Cerci
Mundësia e rikthimit të Fernando Torres te Atletico Madrid bëhet çdo ditë dhe më shumë e mundshme. Sipas asaj që raporton "AS", klubi spanjoll dhe Milani po vazhdojnë me bisedimet duke parë që kuqezinjtë duan ta largojnë me çdo kusht "El Nino"-n që ka dështuar që në muajt e parë në Serie A.

Kërkesa e Adriano Gallianit mbetet e njëjta: Alessio Cerci. Ish futbollisti i Torinos, i cili kërkohet edhe nga Interi i Mancinit, është çelësi për zhbllokimin e operacionit. Por për italianin interesohet edhe Chelsea duke parë raportet e mira me Jose Mourinhon.

Mbetet për tu parë aspekti ekonomik për "Los Colchoneros", por kjo duket problemi më i vogël për momentin. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2014, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori