Torres duhet të ketë durim
Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka këshilluar Fernando Torresin të ketë durim pasi sulmuesi nuk arriti të shënojë në fitoren 2-0 ndaj Republikës Çeke të premten.

Sulmuesi i Chelseas është ende në kërkim të golit të tij të parë ndërkombëtar prej kur kishte realizuar në fitoren 4-0 ndaj Lihtenshtajnit në shtator 2010.

"I kam thënë të ketë durim. Mendoj se luajti mirë, ishte i përfshirë në lojë, por nuk arritëm t’i bëjmë një shërbim të mirë", tha Del Bosque pas ndeshjes.

Spanja do ta kërkojë fitoren e tetë nga po aq ndeshje në Grupin I në përballjen e fundit me Skocinë të martën. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2011, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori