Torres i thotë "Po" Milanit, atlernativa Mitroglou
Pëlqej
Milan ndoshta e ka gjetur pasardhësin e Mario Balotellit në sulm. Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", Fernando Torres ka pranuar transferimin në Itali gjatë një bisede telefonike me Adriano Gallianin. Tani mbetet vetëm paga e lojtarit: Milan ofron 4 milionë euro në sezon, por në këtë rast duhet edhe ndihma e Chelseat.

Nëse nuk arrihet te spanjolli alternativa tjetër është Mitroglou: sulmuesi grek u ble në janar nga Fulham për 14 milionë euro por me rënien e ekipit në Championship lojtari kërkon largimin. Milan është në bisedime me agjentin e tij dhe kërkon huazimin nga ekipi londinez.

Ndërsa emri tjetër dhe i fundit është Biabiany: gjithçka mund të mbyllet shumë lehtë me 4,5 milionë euro plus kartonin e Zaccardos. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori