Torres: Katër ekipet angleze, janë më të mirat në Evropë
Albeu.com
Spanjolli, i cili pas triumfit në Euro 2008 dëshiron edhe më shumë trofe, llogarit se Liverpooli është në mesin e katër ekipeve më të mira në Evropë, ndërsa këtë vit mund ta fitojë Premierligën.Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, llogarit se katër ekipet më të mira në Angli mund të jenë edhe më të mira në Evropë.
Spanjolli, i cili pas triumfit në Euro 2008 dëshiron edhe më shumë trofe, llogarit se Liverpooli është në mesin e katër ekipeve më të mira në Evropë, ndërsa këtë vit mund ta fitojë Premierligën.

“Mendoj se mund ta fitojmë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve. Arsenali luan një futboll të shkëlqyeshëm, Liverpooli dhe Chelsea janë ekipe të vështira për t’u përballur, ndërsa Manchester United luajti në mënyrë fantastike sezonin e kaluar”, ka thënë spanjolli.

“Të gjitha ekipet kanë stil të ndryshëm të lojës, por janë njëjtë të suksesshëm. Mendoj se katër ekipet më të mira në Angli janë edhe më të mirat në Evropë”, shton ai.
Shtuar më 13/10/2008, ora 20:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori