Torres përfundimisht i Milanit, por më 5 janar shkon te Atletico
Zgjidhet perfundimisht intriga Alessio Cerci dhe tashmë po plotësohen të gjitha pjesëzat e mozaikut që con italianin te Milani duke rikthyer në Madrid, te Atletico Fernando Torres.

Cerci dha miratimin për tu transferuar te kuqezinjtë që nga Maldivet ku po kalon pushimet e Krishtlindjeve, Cerci i tha po Gallianit duke zhbllokuar në këtë mënyrë edhe kalimin e Fernando Torres te Atletico Madrid.

Milani në fakt orët e mbrëmjes së të shtunës bleu përfundimisht spanjollin nga Chelsea për ta xhiruar më pas te "Los Colchoneros".

Për zyrtarizimin duhet pritur 5 janarin, kur edhe hapet zyrtarisht merkato.

Cerci në fakt do të bashkohet me kuqezinjtë para hapjes së merkatos pasi do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të fillojë stërvitjen nën urdhërat e Filippo Inzaghit. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2014, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori