Torres s`ka garanci për vendin e titullarit
Del Bosque
Sulmuesi i Spanjës dhe i ekipit të Chelseat, Torres, është paralajmëruar nga Del Bosque se nuk e ka të garantuar vendin e tij në mesin e kampionëve të botës dhe të Europës.

Trajneri i Spanjës, Del Bosque, ka thënë se ai ka shumë opsione në repartin sulmues, por se ende vazhdonte të kishte besim te sulmuesi i Chelseat.

"Ai ka ndryshuar klub dhe ka pasur deri tani një përvojë jo aq të mirë", ka thënë trajneri që fitoi Kupën e Botës vjet në verë.

"Por unë kam akoma besim tek ai. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do ta grumbulloja. Por lojtarë të tjerë janë duke bërë çmos që t'i zënë vendin dhe ajo që ne si staf trajnerësh duhet të bëjmë është të jemi të ndershëm. Por ka njerëz që mendojnë se ne nuk jemi duke u treguar të tillë".

Torres përballet me konkurrencën e madhe nga dyshja e Barcelonës, David Vila dhe Pedro, si dhe nga sulmuesi i Valencias, Soldado, ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Negredo dhe Llorente i Atleticos së Bilbaos.

Forma aktuale e Torresit është larg asaj që tregoi ai në Euro 2008, ku shënoi edhe golin e fitores në finalen kundër Gjermanisë, 1-0, pasi kishte shënuar po atë sezon 33 gola për Liverpoolin. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2011, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori