Torres te City?!
Albeu.com
Sipas së përditshmes spanjolle, Marca, pronari i ri i Mançester City, sheiku Sulejman Al Fahim, ka mbetur i impresionuar nga loja e sulmuesit spanjoll Fernando Torres, në ndeshjen që Liverpuli e luajti kundër City-it.Në këtë përballje "El Nino" shënoi 2 gola dhe asistoi në golin e tretë për skuadrën e tij. Pas kësaj përballje, miliarderi arab dëshiron që Torres t'i bashkëngjitet skuadrës së tij, duke dërguar ofertë marramendëse prej 100 milion paund drejt Liverpulit për të siguruar kartonin e spanjollit. Përveç kësaj shumë, Al Fahim është i gatshëm t'i ofrojë rreth 200 mijë paund rrogë javore për Torres. Gjatë verës së kaluar për Torres të interesuar ishin edhe zyrtarët e Çhelsea-s mirëpo shuma prej 85 milion paund që u ofrua nga Abramoviç nuk u pranua nga pronarët e Liverpulit.
Shtuar më 10/10/2008, ora 00:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori