Torres: Unë e këshillova Moratan të transferohet në Chelsea
Transferimi i Alvaro MoratasChelsea kishte bërë bujë të madhe gjatë kësaj merkatoje të verës.

Sipas mediave angleze, ishte bashkëlojtari i tij te kombëtarja e Spanjës, Fernando Torres ai i cili i këshilloi Moratas të transferohet te skuadra angleze.

Këto janë fjalët e Torres për mediat pas formës së mirë që po kalon Morata në Chelsea, përcjell Albeu.com.

”Kam biseduar me të para se të transferohej në Chelsea dhe i kam thënë atij se do të jem gjithmonë i gatshëm ta ndihmojë nëse ka nevojë për ndonjë këshillë.”

”Duke parë mënyrën se si është përshtatur te Londinezët, ai nuk ka nevojë për këshilla. Po luan mirë dhe po shënon gola. Chelsea tashmë ka në skuadrën e tyre njërin nga sulmuesit më të mirë në Europë. Jam i sigurt se ai do të fitoj trofe atje.” /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori