Torturohet kombetarja e Korese se Veriut
Albeu.com
Kombëtarja e Koresë së Veriut në futboll ka pësuar një torturë të rëndë nga regjimi komunist, pas paraqitjeve të dobëta në botërorin Afrika e Jugut 2010. Trajneri në kamp pune, lojtarët qëndrojnë në këmbë gjithë ditën në shesh.
Këto janë disa nga torturat që kanë pësuar futbollistët. Gazeta koreano-jugore "Chosun Ilbo” shkruan se kjo përfaqësuese ka përjetuar “çnderim publik për papërgjegjshmërinë e treguar dhe mosndjekjen e urdhrave të liderit Kim Jong-il". Sipas kësaj gazete, ish trajneri i kombëtares Kim Jong-hun është shkarkuar nga detyra dhe është përjashtuar nga Partia Komuniste, si dhe është dërguar të punojë në një firmë ndërtimi në Fenian. Lojtarët e kombëtares janë dënuar të qëndrojë në këmbë gjatë gjithë ditës 2 korrik në shkallët e Pallatit Popullor të Kulturës, si dhe i janë nënshtruar një kritike të rreptë ideologjike për rreth 6 orë. Të vetmit që i kanë shpëtuar gjykimit kanë qenë dy lojtarët e lindur në Japoni, An Yong-hak e Jong Tae-se, transmeton portali indeksonline. Rreth 400 funksionarë, përfshirë edhe ministrin e Sportit, Pak Myong-chol, si dhe shumë atletë kanë marrë pjesë në kritikën publike, ndërsa prezantuesi i televizionit Ri Dong-kyu ka lexuar pikë për pikë të gjithë gabimet e lojtarëve. “Në fund të sesionit lojtarët kritikuan trajnerin”, thotë Radio Free Asia.
Shtuar më 29/07/2010, ora 04:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori