Tottenham bën detyrën në Europa League, Bale pas pas 4 vitesh nuk bën asnjë gjuajtje në portë (VIDEO)
Tottenham ka mundur 3-0 LASK-un në ndeshjen e parë të Grupit J të Europa League.

Spurs i kanë siguruar tri pikët në pjesën e parë falë një goli të Lucas (18′) dhe një autogoli të Andrade (27′).


Në pjesën e dytë ka ardhur goli i tretë për skuadrën e Jose Mourinho-s, i shënuar nga Son (84′).

Ka qenë një natë për t’u harruar për Gareth Bale, që për herë të parë që nga 2016-ta (Real Madrid-Sporting) nuk ka bërë asnjë gjuajtje në portë dhe nuk ka krijuar asnjë rast për shokët e skuadrës së tij në një ndeshje si titullar.

Bashkë me Spurs në krye të Grupit J janë edhe belgët e Antwerp, që kanë mundur 2-1 Ludogorets në transfertë.
Shtuar më 22/10/2020, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori