Tottenham ka siguruar një fitore me shumë vlera për
renditjen e kampionatit duke mundur me
rezultatin 3-1 skuadrën e Sheffiled United, që është në krizë totale rezultatesh dhe një ecuri katastrofë.
Pas dy golavë në
pjesën e parë me Aurier dhe Harry Kane, në
pjesën e dytë, vendasit reagojnë dhe gjejnë golin e 1-2, por menjëherë (3 minuta më vonë) do të vijë perla nga Ndombele, me një parabolë fantastike.
Djemtë e Mourinhos menaxhojnë deri në fund
rezultatin dhe arrijnë të sigurojnë tre pikë që i ngjisin momentalisht në vend të katërt në
renditjen e Premier League.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 17:15