Tottenham dërgon agjentë në Bergamo për të ndjekur Kessie dhe Suson
Do të ketë një emisar të Tottenham, sonte në stadiumin e Atalantës, për të vëzhguar në veçanti Franck Kessie dhe Jesus Suso.

Tottenhami e ndjek prej kohësh mesfushorin Frank Kessie teksa Pochetino e kërkon me cdo kusht futbollistin afrikan.

Gattuso e konsideron të pashitshëm megjithatë një ofertë prej 40 milin eurosh mund ta tundojë Milanin, ku 2 vite më parë e bleu për 20 miliin euro nga Atalanta.

Ndërkohë edhe për Suson Spërsat kanë shfaqur interes teksa spanjolli ende nuk po rinovon me kuqezinjtë.

Shtuar më 16/02/2019, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori