Mesfushori Kroat i
Tottenham Hotspur është futur në grevë dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të
ekipit në ndeshjen e sotme kundrejt Manchester
United pas refuzimit të ofertës së Chelseat për të nga ana e
Tottenhamit.
Chelsea i kishte bërë një ofertë zyrtare
ekipit të
Tottenhamit prej £30 milion por
Tottenham e refuzoi atë gjë që bëri Modric-in të kërcënojë
ekipin Londinez duke mos marrë pjesë në ndeshjen ndaj
United.
Vetë lojtari Kroat i ka pohuar trajnerit të tij Redknapp se nuk ka ndërmend të luajë më për
ekipin e
Tottenhamit. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2011,
ora 09:27