Tottenham: Ja 2 goditjet e rradhës (FOTO LAJM)

Erik Lamela - Roma 30 milionë sterlina
Erik Lamela ka nënshkruar sot me Tottenham. 21 vjeçari argjentinas është blerja e shtatë e kësaj vere për skuadrën londineze pasi po sot ka nënshkruar edhe mbrojtësi rumun Vlad Chiriches. Për kartonin e talentit amerikano-jugor "Spurs" kanë paguar plot 30 milionë sterlina, ndërsa ish mbrojtësi i Steaua Bukuresht ka kushtuar 8,5 milionë.

Erik Lamela e ka filluar karrierën e tij te River Plate në Argjentinë ndërsa në vitin 2011 u transferua te Roma për 11 milion sterlina. Ai ka shënuar katër gola në sezonin e tij të parë në Serie A, ndërsa në të dytin 15 gola në 33 ndeshja, golashënuesi i dytë më i mirë pas Daniel Osvaldo.

Ky është transferimi më i shtrenjtë i Tottenham, madje edhe më shumë se ai i Roberto Soldado që u ble për 26 milionë apo Paulinho për 17.
Shtuar më 30/08/2013, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori