Tottenham kërkon talentin brazilian të Barcelonës
Sulmuesi i krahut, Malcom, i cili ishte njëri prej transferëve më të shtrenjta të Barcelonës gjatë verës, mund të largohet nga Spanja dhe destinacioni i tij mund tëjetë Londra.

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino gjithmonë ka qenë një tifozë i brazilianit dhe një marrëveshje mund ta dërgojë atë në Londër si huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.

Negociatat thuhet se kanë filluar të mërkurën dhe Malcom nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen që po luhet kundër Levantes, duke nxitur edhe më shumë këto thashetheme.

Barcelona ka paguar 40 milionë euro për 21 vjeçarin pasi kishte paraqitje shumë të mira me Bordeaux, por ai ka vuajtur për të pasur minuta nën urdhrat e Ernesto Valverdes ku ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori