Tottenham konfirmon se kur do të kthehet Harry Kane nga dëmtimi që mori


Pëlqej
Harry Kane ka dëmtuar ligamentet në nyjën e këmbës së djathtë dhe do të mungojë deri në muajin prill, ka njoftuar klubi i Tottenham Hotspur.

Bomberi anglez pësoi një lëndim të tmerrshëm në pjesën e parë në fitoren e Tottenham 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe u zëvendësua nga argjentinasi, Erik Lamela.

“Vlerësimet e para konfirmojnë se Kane ka dëmtuar ligamentet anësore në nyjën e djathtë”, ka njoftuar Tottenham në Twitter.

“Sulmuesi anglez pësoi këtë lëndim pas një ndërhyrjeje në fitoren tonë 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe pritet të kthehet në stërvitje me ekipin e parë muajin e ardhshëm”, njofton klubi anglez.
Shtuar më 14/03/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori