Tottenham, Lamela në Londër për firmën
Lamela (Roma)
Argjentinasi i Romës Erik Lamela do të jetë në Londër orët e ardhshme për të firmosur kontratën me Tottenham, transfertë kjo që do të sjellë në arkat e klubit verdhekuq 30 milionë euro plus bonuset, raporton "London Standard Evening". Vetë 21-vjeçari do të përfitojë 66 mijë sterlina në javë ose rreth 4 milionë euro në sezon.

Është hera e tretë gjatë kësaj merkatoje që Spurs kalojnë rekordin e tyre në transferime, pasi pagoi 17 milionë sterlina për Paulinhon dhe 26 për Roberto Soldadon.

Zyrtarizimi i transferimit do të vijë para ndeshjes së kthimit në Europa League Tottenham-Dinamo Tbilisi. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2013, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori