Tottenham-Liverpool, blindohet Wanda Metropolitano
Nesër në mbrëmje do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve mes Tottenahmit dhe Liverpoolit.

Në prag të përballjes, policia spanjolle është duke u përgatitur për të vendosur një sistem të madh të sigurisë në kryeqytet, dhe rreth stadiumit Wanda Metropolitano, shkruan Albeu.com.

Ndër instrumentet e vendosura do të ketë edhe një sistem anti-dron, me një qendër komandimi pranë stadiumit, i cili do të aktivizojë "veprime neutralizuese" të paspecifikuara nëse zbulohen sulme të paligjshme.

Ndërkohë për të garantuar rendin dhe qetësinë në stadium do të jenë reth 4.700 policë. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2019, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori