Tottenham mposht Cardiffin dhe parakalon Cityn në renditje (VIDEO)
Tottenham ka fituar ndaj Cardiffit me rezultatin 0-3, ndeshje e vlefshme për javën e 20 të Premier Leagues.

Që në pjesën e parë u vulos fati i këtij takimi, dhe atë brenda 30 minutave.

Kane shënoi golin e parë në minutën e 3-të te ndeshjes, ku zuri në gjumë mbrojtjen vendase.

Rezultati u dyfishua në minutën e 12' po ashtu me një gol interesant të Christian Eriksen kurse goli i tretë erdhi në minutën e 26-të me Son Heung-Min.

pjesën e dytë Tottenham kishte disa mundësi për gol por nuk i realizoi derisa Cardiff nuk kishte fuqi për t’u kthyer në lojë.

Pas kësaj fitoreje Tottenham ngjitet në vendin e dytë më 48 pikë, një më shumë se Manchester City dhe gjashtë më pak se Liverpool që është në vendin e parë. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori