Tottenham mposht Manchester Cityn.
Pëlqej
Albeu.com
Tottenham e ka mposhtur skuadrën e pasur te Manchester Cityt me rezultat 2-1 në një takim ku janë treguar tre kartonë të kuq.Vendasit e Manchester Cityt krijuan epërsinë të parët me golin e brazilianit Robinho (16’), ndërkohë që sulmuesi në formë i Tottenhamit, Darren Bent, barazoi shifrat që në pjesën e parë (29’).

Në pjesën e dytë Spursat shënuan edhe golin e fitores dhe ishte po i njëjti lojtar, Darren Bent, i cili ia solli fitoren skuadrës së tij, e cila siç duket ka po ‘rimëkëmbet’ pas atij barazimi sensacional me Arsenalin, 4-4, dhe pas fitores kundër Liverpoolit, 2-1.

Në këtë takim u panë edhe tre kartonë të kuq, dy për lojtarët vendas të Manchester Cityt, Gelson Fernandes (26’) dhe Richard Dunne (83’), ndërsa nga lojtarët mysafir u përjashtua Benoit Assou-Ekotto, pa mbaruar koha e rregullt (89’).
Shtuar më 10/11/2008, ora 00:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori