Tottenham në sulm për Strakoshën
Portieri shqiptar i bardhekaltërve të Lazios, Thomas Strakosha nuk konsiderohet më një premtim i ri dhe as një surprizë në futbollin europian, shkruan Albeu.com

Gardiani i përfaqësueses së Shqipërisë që aktivizohet në Seria A me Lazion tashmë konsiderohet mes më të mirëve në rolin e tij në Itali.

Paraqitjet e tij që në sezonin e kaluar tërhoqën interesimin e ekipeve të mëdha në Europë, sikurse ishte edhe Liverpool. Sipas disa zërave të merkatos, asaj kohe Liverpool ishte i gatshëm të ofronte më shumë se 20 milionë euro për shqiptarin.

Sot, sikurse raportojnë mediat italiane, një tjetër skuadër e Premier League është duke menduar për të rrëmbyer Strakoshën. Bëhet fjalë pikërisht për Tottenham, që po monitoron portierin shqiptar, si një kandidat të mundshëm për të trashëguar portën që aktualisht mbrohet nga kampioni i botës, Hugo Lloris

Sipas asaj që raporton "Calciomercato.com", Strakosha pëlqehet shumë nga Spurs-at, ndonëse konfirmohet gjithashtu se drejtuesit e Lazios nuk kanë asnjë qëllim të lënë të lirë portierin shqiptar, të cilin e konsiderojnë si të ardhmen e skuadrës bardhekaltër./albeu.com/

Shtuar më 06/03/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori