Skuadra e Tottenhamit nuk ka arritur të ndalë skuadrën e Chelseat e cila shënoi katër
gola në derbin e sotëm kundrejt dy
golave të shënuar nga djemtë e Vilas Boas, i cili kishte premtuar se do të hakmerrej kundër ish skuadrës së tij.
Chelsea ishte në epërsi me
rezultat 1 me 0 nga pjesa e parë me golin e realizuar nga Cahill në minutën e 17. Pjesa e dytë do të niste mirë për
Tottenham duke shënuar dy
gola brenda 10 minutash me anë të Gallas dhe Defoe.
Por
Chelsea nuk do të pajtohej me këtë
rezultat duke shënuar edhe tre
gola të tjerë me anë të dy
golave të Mata dhe një i Sturridge në minutën e fundit, i cili vulosi rezultatin 4 me 2. Me 3-pikëshin e kësaj jave
Chelsea arrin në kuotën e 22 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2012,
ora 16:10