Tottenham nuk heq dorë, lumë milionash për Paton
Alexandre Pato mund të rikthehet shpejt në Europë, në arenën e madhe të futbollit, për të luajtur shanset e një grumbullimi me "Seleçaon" për në Botërorin 2014, në Brazil. Sipas medias angleze, Tottenham edhe pse e pa veten që të refuzohej nga ishmilanisti gjatë orëve të fundit të merkatos verore, nuk do të dorëzohet.

Trajneri portugez, Andre Villas Boas, e ndjek me vëmendje formën e "Patokut" në Brazil dhe duke parë që tashmë ai e ka lënë pas periudhën e errët të dëmtimeve që e persekutonin te Milani, Tottenham sheh te 24-vjeçari një yll të ardhshëm, me të cilin mund të kërkojnë kualifikimin në Champions League dhe rivalizimin me ekipet e mëdha angleze për titullin në Premier League.

Pasi Milani pranoi në janar që ta shiste te Corinthians për 15 milionë euro, në janarin e 2014-ës Tottenham pritet të kthehet në sulm me një ofertë prej 25-30 milionë eurosh, shifër e cila pritet të bindë Corinthians, por edhe Paton që pritet të mbulohet me miliona. /albeu.com/



Shtuar më 08/09/2013, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori