Tottenham shkarkon Ramosin, vjen Redknap
Albeu.com
Nё orёt e vona tё mbrёmjes sё djeshme, ekipi i Tottenhamit ka shkarkuar nga detyra trajnerin Juande Ramos dhe drejtorin sportiv Damien Comolli, ndёrsa sot ka bёrё tё ditur pёrmes njё komunikate zyrtare se Harry Redknap do tё jetё trajneri i ri.
Ramos ёshtё shkarkuar pёr shkak tё startit tё dobёt tё sezonit 2008/09, qё ёshtё edhe fillimi mё i keq nё Premierligё nё historinё e klubit londinez. Tottenham ka reaguar shpejt duke caktuar nё kёtё pozitё ish-trajnerin e Portsmouthit.

Megjithatё ndeshjen e sotme kundёr Boltonit do ta drejtojё Clive Allen, por pritet qё edhe Redknapp tё ketё komunikim me lojtarёt nё zhveshtore.

“Ështё njё rast i mirё pёr mua. Mё ka pёlqyer koha e kaluar nё Portsmouth. Tifozёt kanё qenё tё shkёlqyeshёm dhe kemi pasur njё sukses fantastik. Kurrё nuk kam qenё mё i lumtur se ç’isha atje, por njё shumё prej 5 milionё funtesh, ёshtё njё kompensim i mirё”, ka thёnё Redknapp.

“Pёr mua ky ёshtё rast pёr tё menaxhuar njё klub shumё, shumё tё madh para pensionimit. Spurs ka njё ekip tё mirё nё letёr, po nuk ёshtё njё ekip mirё i ekuilibruar. Ka lojtarё tё aftё, por ndoshta ёshtё njё qendёr ca e butё. Ndoshta ekipi ka nevojё pёr mё shumё forcё dhe agresivitet. Nuk do tё nxjerrnit vetёm dy pikё, nёse do tё ishit aq tё mirё”, ka shtuar trajneri i ri i Tottenhamit.
Shtuar më 26/10/2008, ora 19:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori