Tottenham shumë pranë Diarra-s
Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka konfirmuar se bisedimet për mesfushorin e Real Madridit Lassana Diarra janë duke vazhduar. Diarra duket se nuk bën më në planet e Mourinhos.

Klubi nga White Hart Lane synon të rikthen 26 vjeçarin në Premierligë pasi ai më parë kishte punuar me Redknappin në Portsmouth ndërsa luajti edhe për Arsenalin dhe Chelsean.

"Sa i përket Diarras, më pëlqen dhe është lojtar shumë i zoti. Kam bindjen se shumë shoejt do të luajë për ne".

"Është një mundësi. Presidenti i klubit Levy është duke bërë përpjekje. Ai është duke biseduar në këtë aspekt dhe kemi shumë besim tek transferimi i tij", tha Redknapp për Sky Sports News. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2011, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori