Tottenham tenton rikthimin e Eriksen
Christian Eriksen i larguar në merkaton e janarit nga Tottenham tek Interi, nuk ka patur një ndikim të madh me skuadrën zikaltër.

Ai është aktivizuar pak nga trajneri Antonio Conte, ndaj e ardhmja e danezit është e paqartë.

Sezonin e kaluar, Eriksen ka luajtur si titullar vetëm në 11 nga 25 ndeshjet e Interit, që kur ai erdhi në Milano.

Sipas mediave britanike, skuadra e Tottenham është penduar që ka lënë të lirë lojtarin dhe i ka kërkuar menaxherit të tij mundësinë për ta rikthyer në Londër.

Sipas “Daily Mail”, skuadra e Tottenham ka kërkuar informacione për mundësinë e rikthimit të Eriksen.

Gjithsesi, gjasat që ky transferim gjë të ndodhë janë të pakta, pasi zikaltërit janë përgjigjur me një JO.

Duket se mesfushori 28-vjeçari danez do të duhet të punojë fort për të fituar konkurrencën për një fanellë titullari tek Interi.
Shtuar më 03/09/2020, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori