Ekipi anglez Tottenhami është futur sërish në garë për ta transferuar
mbrojtësin e
Hellas Veronës, Marash
Kumbulla, kanë raportuar të enjten mediumet në Angli.
Skuadra londineze edhe në të kaluarën ka qenë e interesuar për
mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë.
Por, në garë për shërbimet e Kumbullës janë edhe Interi, Napoli dhe disa
skuadra të tjera italiane.
Me
Hellas Veronën,
Kumbulla ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.
Shtuar më 03/09/2020,
ora 19:17