Tottenham triumfon ndaj Norwich, 6 pikë larg zonës Champions (VIDEO)




Janë mbyllur dy nga tre sfidat e sotme në Premier League, me Leicester Cityn dhe Tottenham Hotspur që kanë marrë tri pikët e radhës.

“Dhelprat” mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 ekipin londinez të Ëest Ham, në një sfidë pa shumë luftë.

Leicester dominoi dhe arriti të shënojë plot 4 gola, por humbën dy lojtarë të rëndësishëm për shkak dëmtimi. Jamie Vardy dhe Nempalys Mendy u larguan para kohe nga kjo sfidë për shkak dëmtimi.

Vardy pritet të jetë një mungesë e madhe për Brendan Rodgers, pasi deri më tani, është golashënuesi më i mirë në Premier League, me plot 17 gola.

Ndërsa Tottenham Hotspur ka vuajtur përballë Norwich, duke fituar me vështirësi 2-1. Dele Alli shënoi fillimisht për “Gjelat”, ndërsa Pukki me penallti barazoi për “Kanarinat”. Për t’i dhënë fitoren Tottenhamit, mendoi koreani Son, i cili shënoi me kokë me portën e boshatisur.
Shtuar më 22/01/2020, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori