Tottenham ul ndjeshëm çmimin për Eriksen, Reali "nuk u beson syve"
Kryesia e Tottenham ka kontaktuar homologët e Realit në lidhje me transferimin e Christian Eriksen.

"Spurs" janë treguar të gatshëm të shesin 27-vjeçarin gjatë merkatos së verës për të mos rrezikuar që "xhevahiri" danez të largohet sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Tottenham në fillim ka kërkuar nga Reali 100 milionë euro për kartonin e Eriksen, ndërsa tani raportohet se ata janë të gatshëm ta shesin danezin vetëm për 70 milionë euro.

Sipas mediave iberike "Mbretërit" kanë mbetur të surprizuar nga kjo ulje e çmimit por gjithçka vjen si pasojë e konkurrencës me Paul Pogban i cili është kandidat potencial për tu transferuar në "Bernabeu".

Vetë lojtari e ka pranuar se do të ishte një ëndërr të luante për Realin e Madridit.
Shtuar më 09/07/2019, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori