Tottenhami bëhet ekipi parë në Premier League që nuk ble asnjë lojtar në 365 ditë
Merkato e janarit është mbyllur dje dhe sërish skuadrat e Tottenhamit nuk ka blerë asnjë lojtar të ri sikurse ndodhi dhe në merkaton e verës që lamë pas, shkruan Albeu.com.

Dëmtimi i Harry Kane, Delle Allit, dhe shitja e mesfushorit Mousa Dembele në Kinë nuk ka ndikuar te drejtuesit e klubit të bëjnë ndonjë goditje në orët e fundit të merkatos.

Spërsat bëhen të parët në historinë e Premier League që nuk blejnë asnjë futbollist as në verë dhe as në dimër.

Megjithatë Mauricio Pochettino ndihet i zhgënyjer: "Liverpool ka nevojë për një mbrojtës, merr Van Dijk. Kanë nevojë për një portier, marrin Alisson. Të njëjtën gjë bën Manchester City", ka thënë argjentinasi duke analizuar merkaton e ekipeve të mëdha të Premier League.

"Tottenham nuk ka arritur në këto nivele dhe, për rrjedhojë, kur na duhet një divan, marrim një karrige. Kjo është diferenca mes Tottenham dhe skuadrave që janë të ndërtuara për të fituar".

Shtuar më 01/02/2019, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori