Tottenhami kthen stadiumin luksoz në depozitë ushqimore
Tottenham ka hapur stadiumin e tyre për të ndihmuar të prekurit gjatë krizës së koronavirusit.

Klubi ka qenë në diskutime me Këshillin Haringey, Autoritetin e Londrës dhe NHS për të ofruar ndihmesat e tyre.

Stadiumi i ri prej 1 miliard eurosh është një nga stadiumet më moderne në futbollin botëror.

Dhe tani do të transformohet për të ofruar shërbime për ata që kanë nevojë për ndihmë gjatë pandemisë.

Parku i makinave në bodrum po përdoret si një njësi ruajtëse për tre shpërndarësit më të mëdhenj të ushqimit në Londër – The Felix Project, FareShare dhe City Harvest.

Ata do të marrin ushqim nga furnitorët dhe do t’ua dorëzojnë komuniteteve në çdo bashki në Londër.

Atje do të ndahet në parcela dhe do të jepet në shtëpitë e atyre që kanë nevojë.
Shtuar më 31/03/2020, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori