Tottenhami me ofertë për Llorenten
Fernando Llorent
Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Athletic Bilbaos, spanjollit Fernando Llorente, shkruan të dielën "Daily Mail".

Skuadra londineze beson se mund të forcojë radhët e veta me Llorenten 26-vjeçar deri në fund të miniafatit kalimtar të janarit.

Në rast se dështon ardhja e Llorentes në "White Hart Lane" trajneri Redknapp do të mundohet të arrijë marrëveshje me Bilbaon për lirimin e spanjollit në fund të këtij edicioni. Llorente po përcillet edhe nga Chelsea e Real Madridi.
Shtuar më 31/01/2011, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori