Ylli i Tottenhamit, Sergio
Reguilon do ishte i lumtur që të rikthehet te ish
skuadra Raeal Madrid.
Spanjolli kaloi në verë te
skuadra londineze ku ka qenë i padiskutueshëm, por "Los Blancos" kanë mundësinë e riblerjes.
Me Marcelon që pritet të largohet nga
Reali, trajneri Zinedine Zidane do ishte i hapur ta mirëpriste Reguilonin në "Bernabeu" për të garuar me Ferland Mendyn në formacionin bazë.
Sipas OkDiario,
Reguilon gjithashtu do ishte i lumtur me rikthimin te Real Madridi, edhe pse është i lumtur te Spurs.
Reguilon thuhet se është i hapur që të largohet nga
Tottenhami që ta realizojë ëndrrën e fëmijërisë, pra të fitojë trofe me “Galaktikët”.
Ndërkohë, kujtojmë se për të riblerë mbrojtësin,
Reali duhet të paguajë plotë 45 milionë euro.
Shtuar më 04/02/2021,
ora 15:11